Ajo rri ulur
me shpinën e kthyer nga drita.
Në prag të derës
sheh një dre të shumëpritur.
Nga sytë e tij
hyn dritë në dhomë,
si horizonti
pas natës.
Dielli shtrihet në dysheme
si një letër
e rënë nga xhepi i majtë
i fustanit të saj.
Xhepin e djathtë
e ka mbushur me mollë
që prej shekujsh flenë
në duart e Pol Sezan-it.
Mollët si zemra të vogla
mbushin gojën e drerit.
Aroma e tyre
kalon në një derë pa mure
si një përroskë
dhe ndan kafshën e urtë
nga vetja…
