BallinaVitrina e libritPano Boli-VESA U UL MBI FIJEN E BARIT

Pano Boli-VESA U UL MBI FIJEN E BARIT

Mbi supin e barit u ul vesa
Dielli i sapozgjuar u shtriq mbi të
E ndezi, e ylbërizoi
Zili e ka lulja e delës
Që fustanin e bukur
Me dy ngjyra e kombinoi

Të bardhën
Fytyrën e agut në horizontin e qiellit
Të verdhën
Sytë kaq të bukur, xhelozë të diellit

Fijen e barit e përkund ëmbëlisisht
Flladi me aromë trendelinë
Vallëzon vesa me terë naze dhe gaz
Mes vezullimesh mbi shpinë

Plot hire përkundet fija e barit
Me peshën e e vesës fytyrëlarë me dritë
Një zogëzë i vete pranë
Të rrufis gjelbërimin
Por , ah, një çast
U step… u mahnit

Ylbëre mbi vesën ndizeshin e fikeshin si xixëllonja
Zogëza,
U vërbua nga bukuria,
Ngeli pa qiell,
Për fjalë?… e pazonja

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT