Asnjëherë s’më the të vërtetën,
ndaj mendimet i trazoj me gjendjen.
Unë, për të ardhur tek ti, ecja me zemër,
udhën e bëja duke shkelur mbi mendje.
Heshtja ime pikëllohej,
ti aq larg — nuk e shihje.
Shërohesha me vegime,
me perëndime, me lindje,
e mbuloja trishtimin
me buzëqeshjen e syve.
Ora e zemrës ngatërruar vite,
ndalej në muzg, harronte trokitjen.
Sa herë ti mungoje,
përqafoja pritjen.
