Trokiti më në fund vjeshta,
Gjethet,era vjeshtore në tokë mbolli,
Endrrat me vehte mori në kreshta,
Kujtime la pas, të artën solli.
Në zemër ndjenjat melankolike,
Si zemrat dhe degët e pemëve,
Ngjyrat e saj, të bukura epike,
Kështu, gjithmonë në jetë të jetëve..
Shirat e vjeshtës filluan të bjenë,
Prag dimri lajmërojnë përsëri,
Dëshirat tona ngadalë po zbehen,
Vjeshta lë pas për ne frymëzim.
Binte shi, pik…pik…e imët,
E butë si puhizë mëngjesi.
Një simfoni vjeshte e shoqëronte me mall,
Malli u kthye në dhimbje, e dhimbja, varg!
