Anë lumit kam qëndruar,
ëndshëm, gurgullimën e ujit dëgjoj,
nurit të peizazhit vjeshtor,
si pa kuptuar zë lundroj.
Përtej bregut, kodrës përballë,
rrezëllin e art’ e përkorë,
shkrihet çokollatës së ngrohtë,
dekor përrallor, hijshëm skicon.
Mahnitur peizazhit vjeshtor,
që dehshëm më ka pushtuar,
kërcitje gjethesh zënë pluskojnë,
prej pamjes përballë e mrekulluar.
Ndërsa shëtis bregut të lumit,
shoh tek vozit një kajakist,
mbi të, një pulëbardhë e heshtur,
qiellit të kaltër qetësisht.
Si në një vallëzim të hareshëm,
me pirueta sillet rreth tij,
herë afrohet, herë largohet,
kthjelltësisë së qiellit prek lirinë.
Të pandarë peizazhit vjeshtor,
kajakisti, rrjedhës së ujit vozit,
kaltërsisë qiellore pulëbardha,
krahët valëvit paqësisht.
Ngazëllyer eci buzë lumit,
me buzëqeshje brenda në shpirt,
magjisë së pamjes hipnotizuar,
përreth gjithçka veshur me dritë.
