BallinaVitrina e libritAlma ZENELLARI-KJO KOHË

Alma ZENELLARI-KJO KOHË

Në magje dashurie
nëna ime gatuan bukë,
bukë lepurushi për ne…

E mbështjellë pastaj
dhe ma jep me duar të bardha zambaku.

Por unë e di, e ndjej,
në çdo kafshatë
kapërdij
lot trishtimi,
kuptoj si i endet mbi sy
një re e madhe meraku…

Kuptoj si kjo kohë
m’i këput një nga një
si shira yjesh
lotët e pafaj

duke më lënë hapur portën e mallit
për folenë e dielltë të saj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT