BallinaVitrina e libritZyba Hysa-KUR DASHUROJ… TREMBEM!

Zyba Hysa-KUR DASHUROJ… TREMBEM!

Mos më lë t’i kthehem vetmisë,
Ajo është e dashura ime,
Kur asnjë s’më gjendet pranë…
Më përkund zemrën,
Lënduar nga pamundësia e dashurisë,
Gjer e vë n’gjumë letargjik,
Trurit i fal guximin e kryetrimit,
E bën atë heroik,
Që unë t’i shkoj pas udhës së dijes,
Pa pyetur për thellësinë e mendimit
Dhe lartësinë e intuitës,
Si bijë e meditimit!

Unë kurrë s’lutem t’më duan,
Por kur dashuroj… trembem,
Se pamundësia e dashurisë,
Më shdërron n’murgeshë studimi,
E mbrenda mureve të shpellave shekullore*,
Mundohem të gjej dritën e flakës,
Për të çelur sytë,
Të eci n’shpellat e kohës,
Ku lëvrijnë vetëm lakuriqët e natës…!

Mos më le shoqe vetminë,
Se për herë të parë,
Gjeta një njeri,
Që pranoi dhe respektoi,
Dashurinë!
Vetëm me Ty,
S’ndjehem murgeshë,
Shpellat e dijes i braktis me dëshirë…
Paskam pasur nevojë,
Për njeri të mirë!

Shpellat e dijes* = Për fat të keq historia e racës sonë është groposur nga lakuriqët e natës shpellave të kohës, ndaj duhen sypetritë të gjurmojnë ashtu si arkeologu nga një objekt i vogël, përcakton një epokë, ndaj shpesh nga një lajthitje (fjalë) e “lakuriqëve” ne zbulojmë historinë tonë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT