Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritZemra & Buzët -Mimoza Jaku

Zemra & Buzët -Mimoza Jaku

Zemra & Buzët
Të lutesh është të duash,
të duash është të lutesh.
Dashuria dhe lutja janë adhurim, soditje, bashkim, gëzim, dialog, heshtje bashkëndarje, dhembshuri, dhuratë, plotësi.
Dashuria dhe lutja janë të ngjizura në shpirt, dalin në dritë nëpërmjet trupit. Nuk lind çka nuk është e ngjizur: dashuria dhe lutja që lulëzojnë mbi buzë, nëse nuk janë të ngjizura në zemër janë… fallsitet.
Në raport të dashurisë e të lutjes:
Zemra është vatra,
Buzët janë oxhaku;
Zemra është rrënja,
Buzët janë lulja;
Në zemër është prania,
në buzë është shenja;
Zemra është thellësia e Misterit,
Buzët janë të shfaqur e tij.
Zemra është e vërteta,
Buzët janë mesazhi;
Zemra është sinfonia,
Buzët janë cetra;
Zemra është jeta,
Buzët janë tregimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT