Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportJa pse Ronaldo është larguar nga lista e lojtarëve për derbin me...

Ja pse Ronaldo është larguar nga lista e lojtarëve për derbin me Cityn

Manchester United do të përballet me Manchester Cityn pa yllin portugez Cristiano Ronaldo.


Gjatë gjithë javës ishte raportuar se numri 7 do të luajë nga minuta e parë kundër skuadrës së trajnerit Pep Guardiola, por në formacionin zyrtarë të “Djajve të Kuq” ai nuk është përfshirë, transmeton KosovaPress.

Madje, Ronaldo tashmë nuk është as në listën e lojtarëve të bankës rezervë dhe është trajneri Rafael Ragnick ai i cili ka sqaruar situatën.

Ragnick ka bërë të ditur se Ronaldo ka pasur disa probleme me ijën e tij dhe është dashur që të pushojë.

“Ai kishte një problem me përkuljen e ijeve të premten”, ka thënë shkurtimisht trajner i Manchester United.

Ndeshje Manchester City-Manchester United starton nga ora 17:30.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar