Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportDerbi i Anamoravës pa fitues, super ndeshje u zhvillua në Podujevë

Derbi i Anamoravës pa fitues, super ndeshje u zhvillua në Podujevë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës të xhiros së 24’të, derbi i Anamoravës është mbyllur me barazim 1-1, kurse edhe Llapi-Drenica është mbylllur me rezultat të barabartë 3-3.


Një ndër ndeshjet më interesante në Superligën e Kosovës ajo mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Golin e parë të sfidës e realizoj sulmuesi 27 vjeçar, Shend Kelmendi në minutën e 20′ duke kaluar kështu në epërsi ‘Skifterat’, ndërsa në pjesën e dytë për Dritën golin e barazimit e realizoj, Ardian Cuculi në minutën e 54′ i cili në fund të ndeshjes u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Gjilani kështu ju afrohet me një pikë kreut të tabelës, Ballkanit por duke humbur shansin që të kaloj në vendin e parë, ndërsa Drita mbetet në vendin e tretë me 42 pikë.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua edhe në Podujevë, aty ku Drenica arriti të ndal Llapin me një barazim me shumë gola në shtëpi pas tre ndeshjeve radhazi me fitore.

Golat për podujevasit i realizuan Bianor, Ilir Krasniqi dhe Alef Firmino kurse për Drenicën realizuan Denis Peposhi dhe dy herë Kreshnik Uka.

Skuadra e Tahir Batatinës tani gjendet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërkaq Drenica renditet një pozitë më poshtë me 32 pikë. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT