BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Kafeja ime…

Adri Adriana-Kafeja ime…

Një kafe më bën shoqëri,
Në ketë mëngjes të praruar,
Ndërsa punët më presin aty,
Paçka se akoma s”jam zgjuar.

E heshtur në mendimet e mia,
Aroma dehëse e kafesë më zgjon,
Mes avujve nuk dallohet avllia,
Ndërsa ditë e re përsëri po agon.

Me kafenë tonifikuese nè buzë,
Po i buzëqesh unë ditës së re,
Që jeta të rrjedhë ëmbëlsisht,
Dhe diellin të mos e mbulojë asnjë re!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT