Pa e kuptuar,
Të kërkoja nëpër vite,
Ty muza e shpirtit tim.
Në fantazi,
T’kam pikturuar me ngjyra jete.
Nuk e di pse e ndiej mungesën tënde,
Kur kurrë s’ke qenë në jetën time!
Vjen tunduese me hapa të heshtur,
Zvarritesh mendimeve të mia.
Me sy të zhvesh e të pushtoj,
Si një lumë i rrëmbyeshëm
Rrjedh mbi shtratin tënd.
Në mes na lidh një fije e padukshme,
Sikur më vjen nga botë tjetër.
Nuk e di përse e ndiej relievin tënd brenda meje.
Botë mistike!
Në qiellin e mbuluar me tis errësire,
Takohemi në eklipsin e ëndrrave.
Prapë ti ikë, kur dita puthë aurorën,
Kthehesh me përendim dielli.
Unë i nënshtrohem pritjes,
Për t’u takuar përsëri në ëndërr.
Atje ku t’kam ngritur në piedestalin e shpirtit,
Si shtatore pa emër!
