BallinaVitrina e libritEnver N. Rexhaj-Sokrati në Shekullin XXI

Enver N. Rexhaj-Sokrati në Shekullin XXI

Më thanë:
“Bota ka ecur përpara.”

E pashë.

Rrugët ishin më të shpejta,
shtëpitë më të larta,
ekranet më të ndritshme.

Po zemra?

Ajo priste ende
një fjalë të vërtetë.

Më thanë:
“Tani dimë gjithçka.”

Pyeta:
“E njihni veten?”

Heshtën.

Më treguan
mijëra fytyra të buzëqeshura.

Unë kërkova
një shpirt që nuk kishte frikë
të ishte i sinqertë.

Ateherë m’u kujtua Diotima.

Ajo më pati thënë:

“Dashuria nuk është të zotërosh,
por të ngresh tjetrin
drejt dritës.”

Dhe kuptova
se koha kishte ndryshuar,
por njeriu
ende kërkonte
të njëjtën të vërtetë.

Dialogje poetike me botën moderne)
Prolog

Më thirrën nga heshtja e shekujve.

Nuk më zgjuan kambanat,
as zërat e mbretërve.

Më zgjoi një pyetje.

“A është bërë njeriu më i urtë,
apo vetëm më i shpejtë?”

Mora shkopin tim të vjetër
dhe hyra në qytetin
ku drita buronte nga xhamat,
por jo gjithmonë nga zemrat.

Askush nuk më njohu.

Nuk kishte rëndësi.

Unë kisha ardhur
jo për të mësuar botën,
por për ta pyetur.

Sepse pyetja
nuk është vetëm fillimi
i çdo të vërtete.

Ajo është zjarri
që mban gjallë mendjen e njeriut,
drita që çan errësirën e bindjeve të verbra,
dhe ura që na çon
nga ajo që mendojmë se dimë
drejt asaj që ende duhet të zbulojmë.

Sa kohë që një njeri pyet,
shpirti i tij nuk fle.

Sa kohë që kërkon,
e vërteta ende merr frymë.

Dhe ndoshta,
pas mijëra vitesh,
njeriu nuk do të mbahet mend
nga përgjigjet që dha,
por nga guximi
për të bërë pyetjet e duhura.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT