Nuk kam askënd,
një sup ku të lëshoj veten,
shpirtin ta derdh,
e të ndiej se më dëgjon.
Nuk kam askënd,
të zbraz kupën e hidhërimit,
me plagët që më kullojnë në shpirt,
e të më thotë: “Do të kalojë…”
Nuk kam askënd,
veç heshtjes dhe një fjale.
Heshtja më puth lotin,
fjala, më bëhet busull.
