BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Je vetëm ti…

Mimoza Lazaj-Je vetëm ti…

Je futur thellë
Në zemrën time,
Dhe nuk del që aty.

Zemra ime e vuajtur
Veç në zemër të ka ty.
Çdo ditë që kalon,
Më shumë të dua.

Nuk e di a të kam thënë,
Ky malli im dot s’u shua.
Brenda shpirtit tim të vrarë,
Të mbaj brenda si thesar.

Je futur thellë
Në zemër dhe në shpirt,
Dhe dot s’të harroj.

Më je bërë si frymë
Që rreh në kraharor.
Do të dua çdo ditë,
Do të dua çdo orë.

Ndoshta një ditë,
Përsëri do të të takoj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT