Më pëlqen qetësia,
Më pëlqen vetmia,
Të strukem e heshtur
Me hallet e mia.
Më pëlqen të rri vetëm,
Unë dhe askush tjetër,
Me veten të kuvendoj,
Kur askujt më s’i besoj.
Më pëlqen dhe vetja,
Ndonjëherë,
Dhe them me vete:
Është vetëm një,
Dhe nuk ka të dytë.
Kape momentin,
Se nuk vjen më.
Ah, jeta ime,
Me të bukurat kujtime…
Më pëlqen…
