Jo pse nuk të desha,
por pse heshta atëherë,
kur zemra ime dinte vetëm
të thërriste emrin tënd.
Më fal që u fsheha pas krenarisë,
si një dritare me perde të mbyllura,
edhe kur jashtë kishte aguar.
Ka ëndrra që jetojnë ditënetët,
si hëna mbi qerpikun tënd,
që rrinte pezull mbi netët e mia.
Ti, ylberi im, që pe shiun
të më mbyste,
dhe u bëre dallgë shpëtimtare e durimit tim.
Disa kujtime nuk zbehen me kohën;
ato mbeten si dritë e stinëve që jetuan.
Më fal.
Që të desha më shumë
se sa munda të them
dhe tani do të jetoj pa mundur të di se si
