Saturday, July 27, 2024
BallinaShowbizKivanç Tatlitug Kerkon shumën e majme që të vijë në shqipëri...

Kivanç Tatlitug Kerkon shumën e majme që të vijë në shqipëri …

Njëri nga aktorët më të preferuar te publikut shqiptar është Kivanç Tatlitug dhe vlen ta përmendim se me origjinë është nga Kosova .

Kivanç u bë i njohur falë roleve të tij në seriale te ndryshme por në vendin ton njihet më shumë me rolin e ‘’Mehmetit’’.

Shumë nga ne do te dëshironim ta takonim për të bërë qoftë edhe për një foto, por si duket nuk është aq e lehtë që një aktor kaq i famshëm si Kivanç Tatlitug të vijë në Shqipëri. I ftuar sot në Klan News në një intervistë me Iva Kalemin, Albert Dumani tregoi se ka biseduar me Kivançin, por për të ardhur duhet një kusht.

Ai tregoi se aktori kërkon një shumë “të kripur” duke qenë se është ndër më të kërkuarit; por dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga axhenda e tij.

“Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam ndjenjur me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të kripur për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo të përfundojë atë të shohim nëse do mund të vijë dhe të shohë vendin tonë”-përfundoi Alberti “Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam ndjenjur me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të kripur për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo të përfundojë atë të shohim nëse do mund të vijë dhe të shohë vendin tonë”-përfundoi Alberti..

Burimi:Web

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT