Magje e madhe, mulliri i xha Shabanit
Sa shpejt kaluan pesë dekada
Kujtimet mbesin të shkruara në plejada
Si një nastalgji i ruaj në kujtesë, në kokë
Xha Shabanin dhe mullirin për mbijetesë
I ndërtuar me gurë shkrepash mali
Mbi çati kishte rrasa guri
Per çdo festë kombi që kishim
Mbi të valonte kuq e zi flamuri
Vinin me qerre, me rrotlla druri
Ca ngarkonin misër e grurë, në saja druri
Zbarkonin me gmoarë e kuaj nga Zymi dhe Cakaj
Te magje e madhe e nunit Shaban zbarkonin
Ritmi i çakallës që rrëshqiste mbi gur, thurte melodi
Me dritë vajguri e bënte natën
Se ditën prisnin nuset me duar në magje
Për një bukë kallamboqe për ta shijuar
Plisin dhe tirqit i kishin ngjyrë dëbore
Vetëm pak ujem ndante për vete e robni
Sa e madhe ishte kjo portë bujare
Ishte magje e madhe e Hasit, bujare
Kujtoj si një Ikonë atë figurë burri
Nga sofër e tij ushqeheshin trima si Bajram Curri
Zbrisnin nga malet dhe çeta të tjera
Çeta Ballistësh nga hasmi “të pavlera”
Sa i ashpër bënte dimër atëbotë
Akulli zgjatej nga çatia në tokë
E xha Shabani s’ndalej si vetima
Herëe te çakalla, herë te pusi, zinte vrima
Mbi pesëqind kokë delesh, blegëronin në kope
Për ditë të mëdha kombi i ruante
“Sermaja” nga Ramaja te mbrone fytyrën
O sa lart i ngihej zëri, për shëmbëlltyrën
Ramë Smajlaj, Has , Prizren, Kosovë