Friday, March 29, 2024
BallinaShowbizBabai i Rita Orës ia uron ditëlindjen e 31-të të bijës nga...

Babai i Rita Orës ia uron ditëlindjen e 31-të të bijës nga larg …

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston(e premte) ditëlindjen e saj të 31-të.

 Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Babai i këngëtares, Besniku, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë të bijës 31-vjetorin e lindjes përmes rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi, njëra prej të cilave përfshin qëndrimin e saj mbi obeliskun NEWBORN në Prishtinë, në vitin 2012 kur edhe xhiroi klipin “Shine Ya Light”.

“Urime ditëlindjen Rita, shumë dashuri nga Prishtina. Me një fotografi nga shenja e NEWBORN-it. Shine Your Light (Ndriço dritën tënde), gjithmonë vajza ime e vogël. Shumë urime prej Prishtinës”, ka shkruar Besniku në Instagram.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT