Saturday, July 27, 2024
BallinaNatyraFshati që në vend të rrugëve ka ujë

Fshati që në vend të rrugëve ka ujë

Kjo është Venecia e Holandës

Fshati Giethoorn per shumë njerëz në Holandë është i padëgjuar, por pasi të shihni fotot do të keni dëshirë ta vizitoni.

Ai konsiderohet si Venecia e Holandës për shkak të ngjashmërisë së ”rrugëve”.

Ky fshat si karakteristikë ka kanale ujore në vend të asfaltit dhe gjithë qytetarët lëvizin me varka të vogla. Siç mund të shihni edhe në foto gjelbërimi rrethon gjithë fshatin i cili ka rreth 2600 banorë.

Fshati është i njohur për atomosferën paqësore, me një bukuri të thjeshtë, gjelbërim nga të gjitha anët, liqene dhe urat prej druri. Është vend i qetë sa qe zhurma më e fortë që mund të dëgjohet janë ushtimat e një rose apo cicërimat e zogjve të tjerë.
Në këtë fshat nuk është e mundur njerezit të udhëtojnë me makina apo ndonjë automjet tjetër motorik, atë mund ta vizitosh vetëm përmes varkave nëpër kanalet të cilat rrjedhin përmes gjithë fshatit.
Perpos qe frekuentohet gjate stineve te ngrohta , fshati eshte nje destinacion i bukur edhe gjate sezones se dimrit .
Nëse eksploroni fshatin në këmbë, do të zbuloni shumë muze dhe kisha. Aty gjendet muzeu “Het Olde Maat Uus” ku mund të shikoni se si një shtëpi e fermës dukej shekuj më parë. Poashtu, ka shumë ekspozita arti, aktivitete për femijë si dhe muzeu “De Oude Aarde” për shfaqje të gurëve të çmuar prej të gjitha llojeve. Ka ndërtesa historike, kisha e kala, ku mund të mësoni për historinë e këtij vendi. Si dhe parku kombëtar De Weerribben-Wieden
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT