Sunday, December 1, 2024
BallinaLajme20 mijë euro shpërblim për qytetarët që ofrojnë informacione rreth tragjedisë në...

20 mijë euro shpërblim për qytetarët që ofrojnë informacione rreth tragjedisë në Gllogjan

Qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

I dyshuari apo të dyshuarit e vrasjes së shoferit të autobusit dhe dy nxënësve ndodhen akoma në arrati, Qeveria njofton ta shpërblejë me 20 mijë euro atë person që jep informacione për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

“Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast ..Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro).

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose -192, dhe e-mail: info@kosovopolice.com
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT