Policia e Kosovës në Mitrovicën Jugore u ka bërë të ditur të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim të shmangies së kolonave të gjata të automjeteve.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë se si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale.
“Deri në sanimin e kësaj gjendjeje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”, u shpreh Zahiti.