Friday, April 19, 2024
BallinaLajmeNjë njoftim i rëndësishëm për personat që udhëtojnë nga Vushtrria në Prishtinë

Një njoftim i rëndësishëm për personat që udhëtojnë nga Vushtrria në Prishtinë

Share Button Gazeta Blic

Policia e Kosovës në Mitrovicën Jugore u ka bërë të ditur të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim të shmangies së kolonave të gjata të automjeteve.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë se si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale.

“Deri në sanimin e kësaj gjendjeje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”, u shpreh Zahiti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT