Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeTë pavaksinuarit nuk do të mund të hipin as në autobus,Masat e...

Të pavaksinuarit nuk do të mund të hipin as në autobus,Masat e reja anti-COVID që pritet të merren sot…

Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat anti-COVID, të cilat kanë të bëjnë me ashpërsimin e masave në Kosovë, poashtu edhe per hyrje nëpër ambiente publike dhe udhëtim me mjete të transportit publik.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë,nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër coronavirusit.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT