Sunday, October 13, 2024
BallinaLajmeInformacione nga kompania që iu dogj autobusi në Fushë Kosovë: Tregojnë se...

Informacione nga kompania që iu dogj autobusi në Fushë Kosovë: Tregojnë se a ka të lënduar

Sot në një parking në Fushë Kosovë është djegur një autobus i kompanisë “Arditi Tours”.


Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka konfirmuar për Express, se autobusi i djegur i përket kësaj kompanie.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se brenda autobusit nuk ka qenë askush.

Sipas tij, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Po është i kompanisë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT