Arthur Hughes 6 vjeç u torturua aq keq nga njerka e tij sa përfundoi në spital ku edhe vdiq verën e këtij viti. Babai i tij nuk kishe bërë asgjë dhe e kishte toleruar gjatë kohë që dashnorja t’ia torturojë të birin. Emma Tustin njerka e tij e kishte rrahur Arthur deri në vdekje, duke ia përplasur kokën për dyshime e mur disa herë. U dënua me burgim të përjetshëm sot nga gjykata e kurorës britanike ndërsa babai i tij u dënua me 21 vite burg
Të dy këta prindër përbindësha kishin shfrytëzuar si mbrojtje karantinën gjatë pandemisë për të fshehur krimin e tyre.
Tustin dhe Hughes e kishin lënë të vuante nga uria disa herë të voglin, e kishin ushqyer me ushqime të kripësuara jashtëzakonisht për ta torturuar. Me muaj i ishte nënshtruar këtij regjimi derisa e vranë në fund.
Me 17 korrik 2021 djali 6 vjeç Arthur Hughes u hoq nga mbështetja jetësore në spital ku po trajtohej pasi nuk kishte gjasa të shpëtohej nga mjekët dhe vdiq. Atij i ishin shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë nga njerka Emma Tustin që e kishte përplasur në dysheme dhe muri disa herë.
Pasi që kishin thirrur ndihmën e shpejtë gënjenin se Arthur ja kishte shkaktuar vetes ato plagë, duke shtuar madje se e kishte sulmuar atë.\