Saturday, July 27, 2024
BallinaSportLewandowski zgjedh dy mbrojtësit më të mirë dhe më të ashpër me...

Lewandowski zgjedh dy mbrojtësit më të mirë dhe më të ashpër me të cilët është përballur ndonjëherë

Robert Lewandowski i cili fitoi çmimin ‘Lojtari i Artë’ nga Tuttosport për të dytin vit radhazi, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane.

Reprezentuesi polak ka folur për kandidatët më të besueshëm për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe mbrojtësit më të ashpër me të cilët ai është përballur ndonjeherë.

“Do të jetë e vështirë [të fitosh Ligën e Kampionëve] në vitin 2022, por ne do të përpiqemi”, tha ylli i Bayern Munichut.

“Ne e dimë se do të duhet të mposhtim Manchester City, Liverpool, Chelsea, PSG dhe Real Madrid për të fituar titullin”, u shpreh Lewandowski për gjasat e Bayernit në Ligën e Kampionëve.

I pyetur cilët janë mbrojtësit më të ashpër me të cilët është përballur ndonjëherë, polaku u përgjigj:

“Unë emërtoj dy: Giorgio Chiellini dhe Sergio Ramos. Ata janë të fortë dhe fizikisht shumë të fortë. Ata i dinë të gjitha truket e lojës, por janë gjithmonë korrektë në fushë. Është e vështirë, por edhe qesharake, të luash kundër tyre”, ka përfunduar sulmuesi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT