Sunday, October 13, 2024
BallinaSportMeçi mes Krasniqit dhe Bosel pritet të rivlerësohet nga pesë gjyqtarë

Meçi mes Krasniqit dhe Bosel pritet të rivlerësohet nga pesë gjyqtarë

Dy muaj pas përleshjes së diskutueshme në Magdeburg midis Robin Krasniqit (34) dhe Dominic Bösel (32), rikthehet në skenë edhe një herë përplasja mes tyre.

Pasi ish-kampioni Krasniqi tashmë ka paraqitur një protestë në shoqatë kundër aktgjykimit 1:2 (procedura është ende në vazhdim), ai do të ketë pesë gjyqtarë që të rivlerësojnë luftën të shtunën në Gersthofen.

Menaxheri i tij Luan Dreshaj (37) tha për ‘BILD’: “Ne i dhamë BDB-së mundësinë ta bëjë këtë vetë. Duke qenë se nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më sot, do ta bëjmë me iniciativën tonë”.

Rezultati më vonë do t’i dërgohet gjykatës si ekspertizë.

Krasniqi u mposht me pikë nga tre gjyqtarët me 1:2 (114:115, 112:116, 115:114).

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT