Thursday, April 25, 2024
BallinaLajmeQeveria kërkon miratimin e presidentes për një kredi

Qeveria kërkon miratimin e presidentes për një kredi

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim qe sot të kërkoj nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se kriza energjetike është bërë e papërballueshme.

“Nga mbledhja me korrespodencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, posa e miratuam vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit”, deklaroi Kurti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT