Kryetari i Prishtinë Përparim Rama ka reaguar pasi Termokosi njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me nxehje, shkruan Gazeta Metro.
Rama ka thënë se kjo ndëprerje ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut.
“Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër”, ka shkruar ndër të tjerash Rama në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.
Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.
Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne