Sunday, December 22, 2024
BallinaShowbizPrestigjiozja amerikane konfirmon ndarjen e Duas nga Anwar

Prestigjiozja amerikane konfirmon ndarjen e Duas nga Anwar

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qenë kryetemë e javëve të fundit përshkak të ndarjes së tyre.

Së pari u përhapën thashetheme të pabazuara dhe dyshimet i forcoi veprimi i Anwar duke hequr Duan nga Instagrami dhe duke fshirë të gjitha fotot bashkë.

Tutje u pa se gjersa po kalonte koha çifti nuk shiheshin bashkë madje Dua qëndronte në Britani e Anwar në SHBA por nga vet çifti nuk u konfirmua dhe nuk është folur akoma për këtë.

Ndërsa së fundmi The Sun ka raportuar se ndarja është e vërtetë.

Një burim i brendshëm ka konfirmuar se ndarja e tyre filloi për mirë dhe çifti vendosën të bënin një pushim.

“Çifti hodhi idenë për të vënë frenat në romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të ndahesh po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në gurë”.

Para ndarjes së tyre, Anwar, vëllai më i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, tha në një postim të fshehtë në Instagram se ai është mirënjohës për të dashurit që “më udhëheqin hapat e mi, duke më lejuar të mësoj të jem i lumtur me veten”.
Çifti nisën lidhjen në shtator 2019, tre muaj pasi ata filluan të takoheshin, duke marrë me qira një apartament në New York.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT