Monday, October 7, 2024
BallinaLajmeKonfirmohen dy rastet e para me Omicron në Shqipëri

Konfirmohen dy rastet e para me Omicron në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi sot praninë e variantit të virusit Omicron në Shqipëri.


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini u shpreh se janë konfirmuar dy rastet e para të variantit Omicron.

“Nga ISHP sipas një procesi sistematik të dërgimit të mostrave të detektuara pranë laboratorit të virologjisë në ISHP në mënyrë sistematike, dërgimi i mostrave të detektuara që kanë sinjale të tjera të dyshuara për variante të tjera të Sars COV 2, kanë konfirmuar me ardhjen e tyre nga laboratori i referencës në Gjermani, 2 raste të Omicron në totalin e mostrave të dërguara përkundrejt seguencimit genomic”, tha Tomini.

Tomini deklaroi se në vend vazhdon të mbizotërojë varianti Delta, pavarësisht konfirmimit të rasteve Omicron.

Sa i përket situatës epidemiologjike në vend ka një rënie të incidencës 2 javore, nga 171 në 140 raste për 100 mijë banorë dhe incidenca 1 javore vijon të ketë një tendencë në rënie nga niveli 294 në nivelin 284 rasteve për 100 mijë banorë. Sa i përket numrit të rasteve mesatarisht javore jemi në nivelin e 284 rasteve, ndërkohë që situata në spitale mbetet e qëndrueshme

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT