Do të të tregoj një gjë të bukur për bustet. Kur vdiq Enver Hoxha u vendos që të ngrinin buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një nëShkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve. Kur pyetën korçarët ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri. Gjirokastritet e deshën të zgjuar, tëfortë e të qeshur. Vlonjatet e donin trimdhe të ashpër. Kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën:“Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më”