Dy persona janë ndaluar për sulm fizik nga Policia e Pejës. Kështu është bërë e ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Dyshohet se persona të dyshuar janë përleshur mes vete, derisa nuk dihet arsyeja.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares”.
Burime të Express bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek kjo përleshje.