Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur disa minuta më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku si pasojë kanë vdekur dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dy persona kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
“Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi.
Aksidenti ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Zajm të Klinës.