Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeA do të ketë në vazhdim ndërprerje të energjisë elektrike: Flet Rizvanolli

A do të ketë në vazhdim ndërprerje të energjisë elektrike: Flet Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk ka garantuar që në ditët në vijim nuk do të ketë reduktimet të energjisë elektrike, për shkak të devijimeve që po i bënë KEDS.


Sipas saj me mjetet që kanë subvencionuar KEK’un kanë mbuluar konsumin për të gjithë konsumatorët e rregulluar shtëpiak dhe bizneset.

“Kjo lidhet me pyetjen se a mund të garantojnë se për sa mund të garantojmë që nuk do të ketë reduktime. Këtu janë dy çështja e para është që me mjetet të cilat i kemi ndarë ne kemi mbuluar konsumin për të gjithë konsumatorët e rregulluar shtëpiak dhe bizneset me përjashtim të tri bizneseve që janë të mëdha në treg të lirë e kemi mbuluar konsumin për ta, mirëpo edhe përderisa flasim KEDS është duke vazhduar të mos nominoj kërkesën e duhur dhe të mos blej energjinë e duhur për të mbuluar pjesën e humbjeve të rrjetit të vetë dhe si pasojë e kësaj ne edhe pse e kemi dhënë subvencionin për të garantuar furnizimin për qytetarët nuk mund të jemi 100% të sigurt se reduktimet nuk do ndodhin për shkak të devijimeve të cilat po i bënë KEDS”, u shpreh Rizvanolli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT