Saturday, July 27, 2024
BallinaSportXavi konfimron rikthimin e Ansu Fatit: Do të luajë në Superkupë ndaj...

Xavi konfimron rikthimin e Ansu Fatit: Do të luajë në Superkupë ndaj Real Madridit

Ansu Fati nuk do të rrezikohet nga Xavi Hernandez në ndeshjen që Barcelona do të luajë me Granadën në La Liga këtë fundjavë.

Trajneri planifikon ta mbajë lojtarin jashtë deri në ‘El Clasicon’ e ardhshme kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

Ansu Fati nuk do të rrezikohet nga Xavi Hernandez në ndeshjen që Barcelona do të luajë me Granadën në La Liga këtë fundjavë.Udhëtimi i kësaj fundjave në Granada në xhiron e 20-të do t’i shohë katalanasit me mungesa të mëdha si Sergino Dest, Gavi, Abde Ezzalzouli dhe Alejandro Balde , si dhe Ansu Fati.

Philippe Coutinho gjithashtu është larguar nga klubi për t’u bashkuar me Aston Villa.

“Ansu është mirë. Kishte gjasa që ai të ishte në skuadër, por ne nuk duam të rrezikojmë. Ne do ta mbajmë jashtë fushe”.

“Ai do të jetë me ne për Superkupën, që është një lajm i madh për ne. Ai bën ndryshim të madh”, deklaroi Xavi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT