Policia në Lipjan sot ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
I dyshuari po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.34 vjeçari R.B. me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.