Friday, April 19, 2024
BallinaLajmeVetura godet një tufë derrash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vetura godet një tufë derrash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka goditur një tufë derrash të egër.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Duhel. Zëdhënësi Baki Kelani, tha për arbresh.info, vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore, por në gjendje stabile.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ,,Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostradë”, tha Kelani.

Në vendin e ngjarjes sipas tij përveç njësive përkatës policore kanë dal edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër.

“Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirëmbajtje të rrugës. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth orës 21:30 rruga është hapur plotësisht për qarkullim”, ka thënë Kelani

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT