Monday, December 9, 2024
BallinaKulturëArt10 Anektoda nga jeta e njerezëve të famshëm

10 Anektoda nga jeta e njerezëve të famshëm

Këshilla e Balzakut

Balzakut po i binte në qafë një i patalentuar që i jepte çdo ditë me dhjetra faqe për t’i lexuar.
– Dëgjo, – i tha Baltaku,- ti ke prirje por duhet të lexosh më shumë.
– E çfarë përfitimi do të kem? – e pyeti ai me naivitet.
– Duke lexuar shumë do t’ju mbetet më pak kohë për të shkruar…

Diogjeni dhe hajdutët.

Kur ndjeu se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut në një qyp. Hajdutët e gjetën aty dhe e pyetën:
– Pse u fshehe këtu?
Diogjeni u shpjegoi:
– Duke ditur varfërinë time, më erdhi turp t’ju dilja përpara.

Injorimi i Volterit

Një kundërshtar i Volterit i preu rrugën atij duke i thënë:
– Unë nuk ua liroj rrugën budallenjve!
Volteri bëri me një anë dhe tha:
– Kurse unë ua liroj gjithmonë…

Dekarti dhe duka

Një dukë e gjeti filozofin francez Dekartin duke ngrënë ushqime të zgjedhura.
– Edhe filozofët hanë ushqime të zgjedhura? – i tha ai me qesëndi.
– E pse jo, – ia priti filozofi. Zotrote kujton se ushqimet e zgjedhura janë vetëm për injorantët…! Gjatë një bisede shoqërore, shkrimtari francez Barbej d’Orevej po thoshte se nuk kishte takuar ndonjëherë gra të shëmtuara.
– Të gjitha gratë janë engjëj – tha ai.
Sakaq, një grua me hundë të shtypur, e cila u ndodh aty, e ndërpreu:
– Doni të thoni se dhe unë me këtë hundë të shtypur jam një engjëll?
– Po zonjë. Ju jeni një engjëll i rënë nga qielli, por keni patur fatkeqësinë se keni rënë me hundë!

Sekreti i Sokratit

Një athinas e pyeti Sokratin:
– Në Athinë ti je mbret i fjalës. Ku qëndron sekreti i këtij vlerësimi?
– Unë flas vetëm atëherë kur kam diçka për të thënë.

Shakaja e ROSINIT

Një aristokrate injorante pyeti kompozitorin e shquar Rosini:
– A është e vërtetë se fosfori i peshqve shton inteligjencën e njerëzve?
– Pasi Rosini pohoi, ajo i tha:
– Ju lutem, mjeshtër, çfarë peshku më këshilloni të ha?
– Një balenë të tërë.

Inteligjenca e PUSHKINIT

Një oborrtar i Carit për të vënë në provë dhe për ta hutuar Pushkinin e pyeti pa pritur:
-A mund të më thuash që gjë të përbashkët kam unë me diellin?
Poeti u përgjegj pa u menduar aspak:
-As ty dhe as diellin njeriu nuk mund t’i shikojë pa u vrenjtur.

Shakaja e RABËLEIT

Mjeku dhe shkrimtari i falshëm francez Rabële, duke u kthyer nga Roma në Lion, kishte mbetur pa të holla.
Nuk kishte para as për të paguar hotelin, as për të udhëtuar. Atëherë, për të dal nga situata bëri dy pako dhe shkroi sipër tyre “Helm për mbretin”, “Helm për mbretëreshën”.
Policia sekrete e arrestoi në vend dhe e pruri në Paris. Këtu panë shakanë: pakot nuk kishin asnjë lloj helmi.
Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga hoteli pa paguar dhe për të udhëtuar falas. Ali Pasha dhe Napoleoni Napoleon Bonoparti i kërkoi Ali pashë Tepelenës një sasi gruri për ushtrine që kishte në ishujt grekë.
Sekretari formuloi përgjigjen me terma të zgjedhura dhe nisi tia lexonte pashait. Ali menjëherë e ndërpreu dhe i tha:
– Nuk më duhen fjalët e mëdha, prandaj shkruaj këto që po të them:
“Napoleon, dërgo paratë të marrësh grurin!
Unë, Ali Pasha” Fan S. Noli dhe delegacioni grek
Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke. F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje grekut:
“Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT