Friday, July 26, 2024
BallinaLajmeTemperaturat deri në minus 7 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavë

Temperaturat deri në minus 7 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavë

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të ndryshojë dukshëm gjendja sinoptike, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 7 deri minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT