QĒ SOT….
Qē sot nuk je kurrē njē gjysmē i dashur,
kurrē nuk je pjesē vetēm e vetes tēnde,
sepse dhe orēt që ke kaluar tani po marrin njē frymē tjetër.
Bota jote e vetmuar tani lundron nē botēn reale ,
mes fillimit tē njē bisku tē ri.
Mes asaj që mendoje dhe thoje,
ka njē haresē,
sepse padashur aty rrëshqiti krejt papritur mbjellja sy mē sy,
gēzimi qē hapi muzgun ,
duke zbritur krejt ngadalē si para njē aerodromi.
Kēshtu pra ke netē tē tēra pa gjumë,
mesa duket po mbyll dyet dhe dritaret e harruara,
që kishin kohë qē luanin nē zbrazëtirën e dhomēs kukafsheh me ty.
Qē sot mendimi buzèqesh nga horizonti i kthjellët
Po ndaj qiellin me ty,
renë e bukur,
dritën e diellit dorzuar nga hyjnitë,
erën që than murlanin ,
në xhamat e avionit.
Për të qënë bashkë,
çava shkëmbin që na ndan,
përshëndeta kaltërsinë e detit,
zgjova hovet rebele që flinin,
dhe putha lumturinë,
që u thinj,
nga pritja e gjatë te porta….
.
LULJA….
Kaq shumë ndriti lulja,
sa degët e një plepi,
ulën kryet për ta parë .
E dehu vendin lulja kaq shumë,
sa vesa e mëngjezit,
lau murlanët e egër,
që desh të thanin nga inati ,
petalet e virgjëra,
trupin nazelie,
rrënjët delikate ,
që i gëzoheshin dashurisë së re me diellin,
që sakaq lëshoi rrezet,
për të thithur erën epndjellse.
Kishte ardhur mëngjezi,
shtati po rritej në krahët e erës…
Thonë se ajo u bë princesha e livadhit,
historia vazhdon…..