Burgu i shpirtit.
Ngucur nga muret,imazh frikësuar,
me vështrim të trishtë,në errësirë,
si fantazmë në perde frike mbuluar,
viktim’ fati,izolim i një shpirti të mir
‘
Britm’ ankthi,thërrmim si vullkan,
nga hija e sertë,e djallit vrastar…
guri ndahet dysh,zemra s’mban,
torturë mbi një shpirt margaritar.
Egërsi makthi i një bote të shkuar,
tretur në shpirt,lidhur në zinxhirë,
për prehrin e nënës,etje përmalluar,
Zot,ndale dorën,mbi shpirt të dlirë!
Ah sikur të kisha një sferë magjike,
misteret e jetës,në çast t’i zbuloja,
të frenoja të papriturat e ç’do dite,
ty ëngjëll shpirtëror të të ndihmoja!
Mos ki frikë,hapi perdet të hyj’ Diell,
në k’të shtrëngatë burim force je ti,
buzëqeshi Hënës,kaltërsis’ në Qiell,
hape derën,ngjyrat e jetës janë liri !!