Tuesday, June 3, 2025
BallinaSportJuventus – Inter, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë

Juventus – Inter, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë

Juventusi dhe Inter sonte takohen në finale të Kupës së Italisë.

Ndeshja finale zhvillohet në “Olimpico” me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sports.

Manuel Locatelli, Danilo dhe Luca Pellegrini janë sërish në dispozicion pas rikuperimit nga lëndimi, por Mattia De Sciglio është i pezulluar tek skuadra e Juves.

Interi ka thuajse një skuadër të plotë në dispozicion, përveç Matias Vecino i cili u lëndua në stërvitje, ndërsa Alessandro Bastoni ka nevojë për një test fitnesi, pasi ka disa javë që ka munguar.

Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet e mundshme nga mediat italiane.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko

Juventus (4-4-2): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Vlahovic

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT