AS” të mërkurën ka raportuar se kontrata e re e Benzemas do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.
Me kontratën e re, Benzema do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2024, pasi aktualja i skadon në vitin e ardhshëm.
Te Real Madridi ishin të detyruar t’ia ofronin francezit kontratën e re me kushte dukshëm më të mira pas formës fantastike që e ka treguar këtë edicion.
Sulmuesi 34-vjeçar me golat e shënuar këtë edicion është më i merituari që Reali e ka fituar titullin e kampionit në La Liga dhe ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën do ta luajë kundër Liverpoolit më 28 maj në Paris.
Ai ka shënuar 43 gola në po aq ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka dhuruar edhe 14 asistime.
Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009 kur iu bashkua nga skuadra e Lyonit.