Wednesday, January 15, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Mollishti-Pse më lëndon

Landa Mollishti-Pse më lëndon

PSE MË LËNDON?!
Nuk më vret, koha egërsirë,
As kurthet djallëzore të “njerëzve”,
Ajo që më vret në shpirt, në këtë botë;
Je veç ty, shpirti binjak, i jetës së dëlirë.


Mos më vrit, me fjalë të ashpra,
I dhamë besën njeri-tjerit.
Mos më ngul “thikën”, që shpon.
Nga gjumi letargjik,, dje më zgjove,
Sot, me ashpërsi, pse më qorton?!


E, si mos të ndiej zhgënjim-hidhërim,
Kur, veç tek ty, kam shtrirë rrënjët e mia,
A mund të rritet lulja pa rrenjë, pa ujitje…
A mund të jetojë njeriu, pa ajër, pa oksigjen, pa dritë-rritje?!


Zemra, s’mund të gufojë, pa marrë gjak.
E, si mund të jetoj pra, pa shpirtin binjak,
E harroj veten, s’ mund të harroj ty!
Mbetem në errésirë, si në një tunel i harruar me batak.


Asgjë s’më ngrohë veç teje, shpirtin tim.
As rrezet verore, përvëluese diellore.
Ndaj, më dërgo nga larg një bekim,
Më shpëto nga dallgët e jetës mizore.


Mos lejo! Mos më lë, të më marrin me rrëmbim. E parandiej, do të pendohesh.
Ndoshta, mund të jetë vonë për rikthim…
Veç ty e ndien atë gropë humbëtire, që e ndien shpirti im.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT