Monday, June 2, 2025
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Në kërkim të Shpresës

Namik Selmani-Në kërkim të Shpresës

Në kërkim të SHPRESËS
Që kur belbëzuam u bëmë binjakë me SHPRESËN
Folëm për të edhe kur tryeza ishte e boshtë.
Dhe kur pranë kirurgut na e vunë në kandar jetën.
Dhe në një det ku dallgët ishin sa mali me borë.


Na erdhi edhe kur mërgimi na bëri të verbëruar
Dhe kur laku I mungesës u shtrëngua më shumë.
Kërkuam SHPRESËN me një frymë të engjëllizuar
Për një ditë që të kishte gëzimet si lumë.


E vunë shpesh në gijotinën e mprehtë SHPRESËN
Për të ndezën një zjarr bubulak në pyje
Me të të gjithe vrapuam për të shpëtuar jetën
E donim që çdo rreze jete të ishte si yje.


Dhe vrapuan t’i vinin SHPRESËS hekura e pranga
A ta futnin në një qeli nën dhe pa ajër dhe dritë
Po prapë e kërkuam dhe kur na vinte nata.
Dhe kur agimi shfaqej me të tëra bukuritë.


Dhe vetë SHPRESËS i duhej të përleshej si gladiator.
Si në një xhungël me ferra ujqër e gjarpërinj.
Para saj u bëmë të gjithë fitimtarë pa kurorë.
Për jetën tonë që shpesh e qëlluan me kamxhik.


U bëmë për të Shekspirë me monlogje pa fund.
U bëmë Magelanë hipur në mijëra anije me vela.
Dhe nëse do të ishim si Kuazimodo me gungë,
Prapër kryefjala jonë është e do të jetë SHPRESA.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT