UNË E DI QË
Unë e di që në krye të arës
vjia e ujit ndahet me shqeka,
uji me karar i rrit një soj lastarët,
uji i tepërt ju merr dheun nga rrënja!
Që të gjithë arnajt nuk janë shesh,
dheu nuk është i butë pa ferra e gurë,
nuk mjafton vetëm uji të ketë çdo shqekë,
nën gurë dhe ujë ferra rrit gjembat më shumë!
Që nën dheun e arnajve ka dhe krimba,
sado vija të sjellë ujë në gjithë shqekat,
nga krimbat e nëndheshëm thahet bima,
në vend të bimëve arnajt mbushen me ferra!
Që të mbushen me bereqet hambarët,
nuk është puna e një dite por më shumë,
çdo ditë ujë vija të sjellë shqekave të arës,
arnajtë të mbushen me bimë pa ferra e gurë!
Poezi nga Xhavit Gasa