Monday, June 2, 2025
BallinaVitrina e libritUNË,KITARA DHE PIANO

UNË,KITARA DHE PIANO

UNË,KITARA DHE PIANO
Të dua,kitarë, të dridhësh telat
Serenata me ty të këndoj
Me tingujt e tu të ngrohim zemrat
Zëri prej shpirtit të ushtojë


Dhe ty, piano të dua, të luajmë
Gishtat të fluturojnë mbi tastierë
Të këndojmë melodinë që duam
Ditë për ditë e jo vetëm njëherë


Ju dua së bashku të luajmë
Të vdekura, jo, nuk keni vlerë
Të këndojmë dhe këngën që s’e kënduam
Që haruam ta këndonim atëherë


Unë të jem tok me juve
Gishtat të luajnë e zemra të këndojë
Mos më rrini ftohtë, si ndaj të huajve
Mos më bëni nga dhimbja të rënkoj


Unë ,ti kitarë dhe ti piano
Nga tre le të mbetemi nji
Ju dua si fëmijët nga nëna
Ju ndjej e ju mbaj në shpirt

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT